E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

‘Instrumentalizimi’ i Sindikatës së Shëndetësisë! Kundër Kurtit grevë, me Veselin e Haradinajn marrëveshje

- Advertisment -spot_img

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka protestuar sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Ata kanë kërkuar rregullimin e gjendjes sociale të punëtorëve shëndetësorë përmes procedimit të Projektligjit për Paga në sektorin publik dhe implementimin e tij nga janari 2022.

Kryetari i kësaj Federate, Blerim Syla, ka kërkuar nga Qeveria që të jetë transparente dhe bashkëpunuese në përpilimin e draftit të Projektligjit për Pagat në sektorin publik.

Syla paralajmëroni grevë nëse nuk u plotësohet kërkesa e tyre brenda kësaj jave.

Por ishte i njëjti Blerim Syla, kryetar i FSSHK-së, i cili në kohë fushate në vitin 2017 pati dhënë mbështetje publikisht për koalicionin PAN, dhe pati nënshkruar marrëveshje memorandumi me ish-kryetarin e PDK-së Kadri Veselin dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn.

Në këtë marrëveshje nuk përmendej fare Ligji për Pagat për punëtorët shëndetësor në sektorin publik, kërkesë kjo kryesore e protestës së sotme.

VESELI E HARADINAJ NËNSHKRUAN MARRËVESHJE PËR SHËNDETËSI ME KRYETARIN E FSSHK-SE, BLERIM SYLA

Se a ishte mirëfilli parimore kjo marrëveshje me krerët e PAN-it dhe në të mirë të punëtorëve shëndetësorë tregojnë më së miri kërkesat e tyre tash në vitin 2021, kur në qeverisje është Albin Kurti.

Observeri ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Ministrisë së Shëndetësisë për një përgjigje lidhur me kërkesat e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, dhe është në pritje të një përgjigjeje.

Artikuj të ngjashëm