E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

Inspektorati i tregut paditë IPKO-n për “shkelje ndaj konsumatorëve”

- Advertisment -spot_img

Operatori ekonomik “IPKO” është paditur nga Inspektorati i Tregut.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, të cilët ndonëse nuk kanë bërë të ditur emrin e operatorit të telefonisë mobile, njoftuan se kjo padi ka ardhur pas pranimit të 180 ankesave të qytetarëve në Inspektorat, njofton Observeri.

Tashmë është bërë publike edhe procedura kundërvajtëse që është inicuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku janë shpjeguar edhe arsyet pse është kërkuar fillimi i kësaj procedure.

Duke u bazuar në nenin 9, paragrafin 1, pika 1.3, të Ligjit nr. 03/L-181 për Inspektoratin dhe mbikëqyrjen e Tregut, inspektorët e tregut kanë realizuar inspektim tek operatori ekonomik, ku kanë analizuar dokumentacionin e dorëzuar nga operatori ekonomik, ankesat e konsumatorëve, provat materiale dhe në bazë të këtyre dëshmive ka rezultuar se operatori ekonomik ka bërë shkelje ndaj konsumatorëve

thuhet në padinë e Inspektoratit.

Madje sipas kësaj padie IPKO ka reklamë mashtruese për klientët/konsumatorët duke promovuar shërbime të cilat nuk i ofron ose ka qenë në dijeni paraprakisht se nuk mund t’i ofrojë.

(IPKO) Ka vendosur kushte të padrejta në kontratë duke e kushtëzuar klientin/ konsumatorin që në rast të shkëputjes së kontratës para afatit prej 12 muajsh, klienti/ konsumatori obligohet të paguajë për muajt e mbetur, edhe pse i njëjti nuk ka mundësi të shfrytëzojë shërbimet për të cilat ka lidhur kontratën

thuhet mes tjerash në padi.

Padia është inicuar me datën 23 shtator në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Padia e inicuar nga Inspektorati i Tregut për operatorin ekonomik “IPKO”
Padia e inicuar nga Inspektorati i Tregut për operatorin ekonomik “IPKO”

Artikuj të ngjashëm