E enjte, 30 Qershor, 2022
spot_img

Ilir Tolaj: Kosova me numrin më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi në rajon

- Advertisment -spot_img

Ka rënë dukshëm numri i rasteve të reja të infektimeve me variantin Delta të koronavirusit në vend. Ndërkohë numri i rasteve të vdekjes vazhdon të jetë shqetësues. Edhe 14 persona humbën jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit ndërkohë u infektuan 259 qytetarë.

Infektologu Ilir Tolaj për RTK-në tha se Kosova në këtë valë të pandemisë pati më së shumti raste të infektimeve dhe vdekjeve nga virusi në rajon.

Tolaj ka shprehur habinë se si autoritetet kanë heshtur karshi kësaj situate.

Lexo edhe: Koloneli i FSK-së që refuzoi 30 mijë dollarë dëmshpërblim nga Japonia

Pavarësisht prej kësaj është shumë e nevojshme që autoritetet shëndetësore ta thonë fjalën e vetë. Unë jam çuditur shumë me heshtjen e tyre rreth këtij fenomeni që e patëm në këtë valë të pandemisë duke mos dhënë një informatë, një njoftim rreth asaj se çka mendojnë që ka qenë rasti në këtë valë të pandemisë.

Ilir Tolaj

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm