E diel, 26 Qershor, 2022
spot_img

IKSHPK-ja dha rekomandim për fillimin e procesit mësimorë

- Advertisment -spot_img

Instituti i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka rekomanduar Ministrinë e Shëndetësisë, DKA-të, Këshillin e Prindërve e palët relevante që të përzgjedhin skenarët më të mirë të mundshëm për organizimin e procesit mësimor konform situatës epidemiologjike.

Në rekomandimin e IKSHPK-së thuhet se mësimi duhet zhvilluar me mbikëqyrje rigoroze të masave.

Rekomandojmë MASHTI-n që në bashkëpunim me DKA-të dhe Këshillin e prindërve dhe palët tjera relevante të përzgjedhin skenarët më të mirë të mundshëm për organizimin e procesit mësimor konform situatës epidemiologjike dhe të sigurojnë mbikëqyrjen rigoroze të zbatimit të masave.

IKSHPK-ja

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot nga ora 14:00 do të ketë takim me kryetarët e komunave për të biseduar për masat.

Viti i ri shkollor në Kosovë pritet të nisë më 27 shtator.

Fillimi i vitit shkollor ishte shtyrë për shkak të situatës me pandeminë./observeri/

Lexo edhe: Mediat serbe po vazhdojnë shpifjet për situatën në veri

Artikuj të ngjashëm