E hënë, 23 Maj, 2022
spot_img

I vaksinoi gruan pa e pyetur, kanadezi rrah infermieren

- Advertisment -spot_img

Policia kanadeze është vënë në kërkimin e një burri që dyshohet se rrahu një infermiere vetëm sepse i administroi bashëshortes një dozë vaksine kundër Covid 19 pa pëlqimin e tij.

Burri hyri i zemëruar në farmacinë ku infermierja po kryente imunizimin e njerëzve në qytetin Sherbrooke të Quebecut, dhe filloi t`i bërtiste me të madhe. Paskësaj, tepër i acaruar nga fakti që vaksinimi i të shoqes ishte bërë pa OK-in e tij, e goditi infermieren në fytyrë e u largua me shpejtësi. Infermierët në të gjithë botën janë përballur me raste abuzimi, përpos stërmundimit të madh në punë gjatë betejës kundër koronavirusit.

Lexo edhe: Kjo është mosha e dy viktimave nga Covid-19 në Kosovë

Në mbarë Kanadanë, janë përshkallëzuar përpara zgjedhjeve federale të kësaj jave. Sipas Reuters, ky vend ka administruar të paktën 55 milionë doza të vaksinave anti-Covid, mjaftueshëm për të vaksinuar 73.6% të popullatës. Pavarësisht kësaj, infeksionet po rriten vazhdon agjensia prestigjoze e lajmeve, dhe cdo ditë në Kanada raportohen së fundi gati 4.400 infektime të reja.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm