E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Hyseni shkon te një familje strehuese, u premton mbështetje edhe nga niveli lokal

- Advertisment -spot_img

Kandidati i VV-së për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni ishte në vizitë te familja Ibrahimi e cila është një nga tri familjet strehuese në Gjilan.

Ishim në vizitë tek familja Ibrahimi e cila është një nga tri familjet strehuese në Gjilan. Këto familje ofrojnë mbështetje e dashuri për shumë fëmijë pa përkujdesje prindërore, mirëpo komuna e Gjilanit nuk ka arritur të ofrojë mjaftueshëm mbështetje për ta përtej asaj që e kanë marrë nga institucionet qendrore. Asnjë mbështetje financiare nuk mund të shpaguajë fisnikërinë e këtyre familjeve, por prapëseprapë do të mundohemi që gjatë qeverisjes sonë komunale të ofrojmë mbështetje edhe nga niveli lokal; sepse Lëvizja është për të gjitha shtresat.

Alban Hyseni – Kandidat për kryetar të Gjilanit nga LVV-ja

/observeri/

Lexo edhe: Vulin: Serbisë s’i duhen rusët, për kthim në Kosovë na mjaftojnë serbët e atjeshëm

Artikuj të ngjashëm