E premte, 7 Tetor, 2022
spot_img

Hoxhaj përkrah Kurtin për reciprocitetin: S’duhet të kemi dallime politike përballë agresionit të Serbisë

- Advertisment -spot_img

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kryeministri Kurti në të kaluarën ka mohuar rezultatet e dialogut ndërsa sot po zbaton marrëveshjet dhe afirmon ato.

Hoxhaj ka thënë se vendimet të tilla duhet t’i shërbejnë përmbylljes së shtetësisë së Kosovës e jo hapjes së fushatës zgjedhore.

Mirëpres vullnetin e Qeverisë së Kosovës për të implementuar marrëveshjet që ka prodhuar dialogu Kosovë-Serbi. Vendime të tilla duhet t’i shërbejnë përmbylljes së shtetësisë së Kosovës, jo hapjes së fushatës zgjedhore. Kryeministri Kurti që në të kaluarën ka mohuar rezultatet e dialogut, sot po zbaton marrëveshjet dhe afrimon ato! Më mirë vonë se kurrë!

Enver Hoxhaj – Anëtarë i PDK-së

Tutje, ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, tha se është e rëndësishme për demokracinë e brendshme në Kosovë që kundërshtarët të kenë dallime politike, por jo edhe përballë agresionit të Serbisë.

Por ne që ishim në qeveri dhe që tash jemi në opozitë, s’duhet të jemi vonë karshi interesit shtetëror. Është e shëndetshme për demokracinë e brendshme në Kosovë të kemi dallime politike, por jo edhe përballë agresionit të Serbisë dhe kur jemi në të drejtën tonë si shtet!

Shtoi Hoxhaj

/observeri/

Lexo edhe: Kurti thotë se i vetmi person që dëshiron incidente në veri është Vuçiq

Artikuj të ngjashëm