E enjte, 30 Qershor, 2022
spot_img

Hoti tregon se kanë filluar punën në pesë lokacione në Kosovë për varreza masive

- Advertisment -spot_img

Është mbajtur takimi i deputetëve të komisionit parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës, me përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Kryetari i komisionit qeveritar, Andin Hoti ka thënë se si komision por edhe në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë janë duke punuar në ndryshimin e Ligjit për të pagjeturit.

Ai ka shtuar se aty janë adresuar kërkesat e tyre dhe të familjarëve, të cilat prekin ligjin për kategoritë e dala nga lufta dhe atë për pensionet.

Kemi kërkuar që të ndryshohet emri i Ligjit në ligj për të zhdukurit me forcë sepse ata janë kidnapuar. Ka disa vjet që databaza nuk ka funksionuar dhe kemi arritur ta funksionalizojmë, ku ne dhe familjarët kanë qasje në të dhëna. Kemi filluar të punojmë në disa lokacione brenda Kosovës. Për hir të mos shqetësimit të familjarëve ne nuk i kemi bërë publike se cilat janë lokacionet, janë pesë të tilla në Kosovë. Prioritet kryesore mbeten lokacionet në Serbi. 5 lokacionet qe i kemi gjetur deri më tani nuk janë të vetme. Kemi kërkuar nga pala serbe që të kemi qasje edhe ne lokacione tjera. Një nga sfidat kryesore është mungesa e informacionit të verifikuar, ne jemi dëshmitarë që ka pasur informacione të rrejshme nga ana e Serbisë. Një nga sfidat qe e kemi adresuar edhe para dy jave në Bruksel është qasja në arkivat shtetërore të ushtrisë dhe policisë serbe. Arkivat e Serbisë ndihmojnë shumë në zbardhjen e fatit të te zhdukurve por nuk janë rruga e vetme.

Andin Hoti – Kryetar i këtij komisioni

/observeri/

Lexo edhe: Doza të vaksinës së AstraZeneca-s u dërguan edhe në regjionin polar të globit

Artikuj të ngjashëm