E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Hoti fton ekonomistët të tregojnë se ish-qeveria e tij është meritore për rritjen ekonomike që shënoi vendi

- Advertisment -spot_img

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Kurti i cili ka thënë se Kosova ka shënuar rritje ekonomike duke u rritur eksportet me 60 për qind, aktivitetet 30 për qind dhe të hyrat buxhetore me 34 për qind.

Më herët, Banka Botërore parashikoi se rritja ekonomike e Kosovës për vitin 2021 do të jetë 7.1, e sipas Bankës Qendrore të Kosovës mund të shkojë edhe më lartë.

E Hoti, që qeverisi me vendin nga qershori i 2020-s deri në mars të 2021-s, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se 3 faktor kanë të bëjnë me këtë rritje, e dy prej tyre sipas tij, janë meritë e qeverisë që udhëhoqi. Si pikë të parë ka përmendur Pakon e rimëkëmbjes ekonomike, përfshirë edhe tërheqjen e 10-përqindëshit që qytetarët bënë nga trusti i tyre pensional.

Janë tre faktorë që kanë mundësuar tejkalimin e shpejtë të krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia covid-19 dhe kthimin e ekonomisë së Kosovës në trajektoren e saj të rritjes ekonomike, e cila trajektore zanafillën e ka në pakot fiskale 1 dhe 2 të viteve 2014-2017.

ka shkruar Hoti.

Ai këta tre faktorë i ka lidhur me zhvillimet në vitin 2020.

Të tre këta faktorë lidhen me zhvillimet në vitin 2020: (1) Pakot e rimëkëmbjes ekonomike (përfshirë tërheqjen e kursimeve nga Trusti Pensional) që kanë mundësuar të futen në ekonomi rreth 700 milionë euro; (2) Koordinimi i Qeverisë dhe Bankës Qendrore gjatë vitit 2020 për ri-programim të kredive të bizneseve dhe qytetarëve për të shtyrë pagesën e interesit dhe kryegjësë për disa muaj; dhe (3) Dërgesat e diasporës gjatë vitit 2020 që kanë arritur nivele rekorde. Dy faktorët e parë janë rezultat i veprimeve qeveritare dhe institucionale, ndërsa i treti lidhet me natyrën altruiste të diasporës tonë për të ndihmuar të afërmit në Kosovë

ka shkruar ai.

Ai ka ftuar ekonomistët “të gjurmojnë lidhjen shkak-pasojë, e jo të interpretojnë faktet përciptas duke shtrembëruar të vërtetën me apo pa qëllim”./Observeri/

Artikuj të ngjashëm