Pas manovrave të sotme dhe të djeshme me helikopterë dhe aeroplanë ushtarak nga Serbia në afërsi të pikës kufitare me Kosovën në Jarinë, ka reaguar edhe KFOR-i.
Një helikopter i forcave paqeruajtëse të NATO-së në Kosovë, KFOR, për pak minuta ka qëndruar në hapësirën ajrore të Kosovës, në afërsi të kufirit me Serbinë, në Jarinë.
Lexo edhe: Kryeministri Kurti tregon se kur do të largohet njësia speciale nga veriu
Kallxo që është duke qëndruar në afërsi të kësaj pike, ka siguruar pamje të helikopterit të KFOR-it.
Ndryshe provokimet e aviacionit ushtarak serbë afër kufirit me Kosovën kanë vazhduar edhe sot.
Sipas Kallxo dy aeroplanë ushtarak të ushtrisë së Serbisë kanë fluturuar në afërsi të kufirit me Kosovën.