E diel, 25 Shtator, 2022
spot_img

Qeveria Kurti ndanë nga 170 euro në muaj për gratë lehona

- Advertisment -spot_img

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë mbajtur konferencë për media, në lidhje me zbatimin e masës 3.5 përkatësisht pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijët, nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike.

Kurti tha se implementimi i kësaj pako synohet që gratë të jenë të barabarta më shoqëri dhe përmes kësaj mbështetja financiare të rritet pozita e saj vendimmarrëse.

Përveç se premtim dhe qëllim kjo mbështetje është vlerë dhe botëkuptim i kësaj Qeverie. Ne jemi zotuar se do ta rrisim mirëqenien dhe do ta ulim varfërinë. Përmes kësaj pako po dëshmojmë që nevojat e qytetarëve janë pikënisje e Qeverisë. Ne duam ti mbështesim gratë sepse synojmë shoqëri të barabartë. Për ne barazia nuk kufizohet vetëm me mundësi të barabarta por arrihet kur mundësit marrin nevojat dhe kanë rezultat të barabartë. Me këtë formë të mbështetjes po e fuqizojmë rolin e gruas në shoqëri. Po kujdesimi për mirëqenien e saj financiare derisa ajo po kujdeset për fëmijën.

Albin Kurti – Kryeministër i Kosovës

Ndërsa ministri Hekuran Murati tha se pagesat për nënat do të shkojnë direkt në llogaritë e tyre.

Ai shtoi se lehonat që nuk figurojnë të punësuara që 12 muaj në ATK përfitojnë 170 euro për 6 muaj kurse ato që figurojnë të punësuara përfitojnë 170 euro për 3 muaj, ndërsa nga 10 euro për fëmijë mbi 16 vjeç e nga 20 euro për fëmijët deri në 24 muaj.

Fuqizimi i pozitës së gruas në shoqëri është një prej qëllimeve të kësaj Qeverie. Këto masa synojnë forcimin e pozitës financiare të gruas. Pagesat që do të bëhen nga kjo pako bëhet direkt në llogaritë e grave. Kjo masë përfshinë pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijë.

Hekuran Murati – Ministër i Financave

Murati gjithashtu bëri me dije se shtesat e fëmijëve do të fillojnë të ndahen qysh tani./observeri/

Lexo edhe: Përfaqësuesi i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Pagjetur kërkon që Qeveria ti informoj për diskutimet në Bruksel

Artikuj të ngjashëm