E hënë, 23 Maj, 2022
spot_img

Hekuran Murati: Brenda një viti u hapën 22 mijë vende pune

- Advertisment -spot_img

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se projektimet e rritjes ekonomike deri në fund të vitit pritet të janë mbi 10 për qind.

Kur e kemi marr mandatin kemi projektuar një rritje prej 7.9 për qind, por duke marr parasysh performacën e jashtëzakonshme në tremujorin e dytë dhe pritjet që do të janë në tremujorin e tretë, atë shifër duhet ta ripërshtatim edhe njëherë në projeksion dhe ato të reja janë me siguri që do të janë mbi 10 për qind. Rritja ekonomike e projektuar deri në fund të vitit, jemi të sigurt që do të tejkalojë shifra dyshifrore.

Hekuran Murati

I pari i MFPT-së tha se brenda një viti janë hapur 22 mijë vende pune.

Sa i përket punësimit, nëse i marrim shifrat në fund të tremujorit të dytë që është muaji qershor dhe e krahasojmë deklarimin në Administratë Tatimore që ka qenë në fund të qershorit të vitit të kaluar, kemi një rritje prej 22 mijë vende pune. Në vitin e kaluar, në fund të qershorit kanë qenë të deklaruar 342 mijë vende pune, kurse këtë vit janë 364 mijë vende pune.

Hekuran Murati

Sipas Muratit, rritje ka shënuar edhe kreditimi i bankave.

Edhe kreditimi ka shënuar rritje për këtë vit, ku janë 192 milionë euro, shifër që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në një muaj të vetëm.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm