E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Haziri: LDK nuk do të ketë marrëveshje politike në bllok për balotazhin

- Advertisment -spot_img

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri bëri të ditur se LDK nuk do të ketë marrëveshje politike në bllok me askënd në balotazh.

Ai tha se do të angazhohen, duke ndërtuar besim me qytetarin për të finalizuar këtë proces të mirë zgjedhor.

Sot jemi takuar për t’i bërë vlerësimet e para të zgjedhjeve lokale. Kemi falënderuar votuesit, e kandidatët për këtë rezultat të mirë të LDK, këtë rikthim politik të LDK-së. Marrëveshja politike bllok LDK nuk do të ketë me askënd, marrëveshja jonë do të bazohet në parimin e marrëveshjes me qytetarin. Do të angazhohemi duke ndërtuar besim me qytetarin për të finalizuar këtë proces të mirë zgjedhor.

Lutfi Haziri – Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës

Sipas tij, vlerësimet për koalicionet lokale i bëjnë degët e LDK, por sipas tij, sipas rregullave statutore në LDK është që koalicionet lidhen nga kryesia qendrore, nga kryetari i saj.

Natyrisht në nivel lokal mund të ketë zhvillime, kontakte joformale por nuk kemi ftesë zyrtare dhe nuk kemi bërë ftesë zyrtare për koalicione.

Tha Haziri

Haziri bëri të ditur se LDK garon në balotazh në 4 komuna kundër LVV, në 2 kundër PDK-së dhe në 2 të tjera kundër AAK.

Për LDK është e paarsyeshme me kalu parimin e koalicionit me qytetarë.

Përfundoi Haziri

/observeri/

Lexo edhe: KQZ-ja vendos të rinumëroj votat nga 23 vendvotime

Artikuj të ngjashëm