E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Haxhiu reagon pas dënimit me 8 muaj burgim për dhunuesin e 15-vjeçares

- Advertisment -spot_img

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reguar pas dënimit me vetëm 8 muaj e 8 ditë burg për personin që dhunoi një 15-vjeçare në Pejë.

Haxhiu thotë se është e shqetësuar për këtë vendim siç e quan ajo absurd dhe të padrejtë. Ajo thekson se vendime të tilla motivojnë dhunuesit dhe dhunojnë për së dyti herë viktimat.

Sapo përfundova fjalën në konferencën që i dedikohej viktimave të krimit, u njoftova me lajmin që dhunuesi seksual ndaj vajzës 15 vjeçare qenka dënuar me vetëm 8 muaj e 8 ditë burgim, pa asnjë rrethanë rënduese dhe fatkeqësisht shumë rrethana lehtësuese. Jam shumë e shqetësuar në raport me këto vendime absurde të padrejta dhe që motivojnë dhunuesit dhe që dhunojnë për së dyti herë viktimat

ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Lexo edhe: Gjykata e Pejës merr vendim skandaloz për dhunuesin e 15 vjeçares

Artikuj të ngjashëm