E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Haxhiu kërkon që ish-prokurori Sylë Hoxha të ndiqet penalisht, përmend edhe rastin e Astrit Deharit

- Advertisment -spot_img

Të premten është raportuar se ish-prokurori special Sylë Hoxha me ish-drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës, Driton Gashi, kanë përfshirë dy agjentë si dëshmitarë për të dhënë dëshmi të rrejshme në rastin “Syri i Popullit” e se dëshmitë e tyre u përdorën më vonë nga ish-presidenti Hashim Thaçi për ta akuzuar kryeministrin aktual Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca për lidhje me terrorizëm, transmeton portali Observeri.

Këta dy agjentë kanë dhënë dëshmi të rrejshme në gjykatë kundër anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja, i cili akuzohet për dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës terroriste nga Murat Jashari.

Marrëveshja e Hoxhës dhe Gashit pa u njoftuar gjykata me këtë fakt, ka rezultuar me dhënien e identiteteve fiktive për ta dhe shpalljen dëshmitarë të mbrojtur në këtë proces.

Gjykata, kurrë nuk është njoftuar me këto veprime. Thjeshtë ka miratuar kërkesën e prokurorit për t’ju dhënë statusin e dëshmitarit.

Ata kanë dhënë dëshmi të rrejshme në gjykatë kundër Sadri Ramabajës, i cili akuzohet për dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës terroriste nga Murat Jashari.

Lexo edhe: Dy agjentët e AKI-së dëshmuan rrejshëm kundër tij – reagon Sadri Ramabaja Observeri

Në lidhje me këtë ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka kërkuar që ish-prokurori special, Sylë Hoxha, të thirret para përgjegjësisë penale.

Haxhiu ka kujtuar faktin se Sylë Hoxha ishte prokuror edhe në rastin e Astrit Deharit.

Pas skandalit të Sylë Hoxhës kundrejt Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcës, le ta kujtojmë edhe faktin që Sylë Hoxha ishte prokuror edhe në rastin e Astrit Deharit.
Është koha që ky person të thirret para përgjegjësisë penale!

ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Lexo edhe: Deputeti Dimal Basha bën thirrje për prangosjen e ish shefit të AKI-së, Driton Gashit/ Detaje

Artikuj të ngjashëm