E diel, 25 Shtator, 2022
spot_img

Haradinaj tregon se çka i kërkoi Edi Ramës

- Advertisment -spot_img

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj përmes një postimi në facebook ka njoftuar rreth takimit me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, shkruan Observeri.

Haradinaj ka shkruar se përveç kësaj kërkese e që ka të bëjë me hekurudhën Prishtinë – Durrës, ka thënë se kanë biseduar edhe për situatën e fundit të krijuar në Veri të Kosovës.

Me Kryeministrin Edi Rama diskutuam çështjen e finalizimit të hekurudhës Prishtinë – Durrës si projekt i domosdoshëm, që lehtëson qarkullimin dhe lidh edhe më tepër vendet tona, i rëndësishëm për forcimin e sigurisë në rajon dhe integrimin në NATO. Po ashtu, diskutuam për gjendjen e sigurisë në Kosovë me theks të veçantë në veriun e vendit.

Ramush Haradinaj

Lexo edhe: Kurti: Po të mos ishin Njësia Speciale, policët në pikat kufitare do ishin të rrezikuar

Postimi i plotë:

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm