E hënë, 16 Maj, 2022
spot_img

Haradinaj pas takimit me Ramën: Open Ballkan pas njohjes nga Serbia

- Advertisment -spot_img

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar këtë të hënë një takim edhe me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ky i fundit tha se me Ramën biseduan për situatën në veri dhe për hekurudhën Kosovë – Shqipëri, teksa tha se e përkrahë nismën “Open Ballkan” por pas njohjes nga Serbia.

Haradinaj në një prononcim për media pas takimit me kryeministrin Rama tha se vizita e këtij të fundit është e rëndësishme, marrë parasysh protestat e serbëve në veri të vendit kundër reciprocitetit në targa.

Ai tha se ka kërkuar nga Rama finalizimin e hekurudhës Kosovë – Shqipëri, e cila siç tha ai, është shumë e nevojshme për zhvillimin ekonomik dhe për sigurinë.

Z. Edi Ramën e falënderova për ardhjen në Kosovë në një kohë që është e ndjeshme, ka shumë zhvillime në Kosovë dhe rajon. E shfrytëzova rastin me i diskutu edhe temat aktuale. Pos situatës në veri, vëmendje të veçantë i kam kushtuar hekurudhës për Shqipëri, Kosovë – Shqipëri, Hekurudha është shumë e nevojshme për temat ekonomike por edhe për ato të sigurisë në të ardhmen. Mendoj që është momenti i duhur që të veprohet në këtë drejtim. Unë e pëlqej këtë idenë e ‘Ballkanit të hapur’, e mirëpres pas njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia, do të ishte diçka e mirë por vjen pas njohjes.

Ramush Haradinaj – Kryetar i AAK-së

I pari i AAK-së nuk është përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se a është ky takimi i parë me Edi Ramën, prej kur ky i fundit e pati paditë për shpifje./observeri/

Lexo edhe: Situata në veri, anëtarët e KKZ-së në Zubin Potok nuk po dalin në punë

Artikuj të ngjashëm