E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

Haradinaj: Operacionet policore janë bërë qëllimisht për ta dorëzuar veriun e Kosovës

- Advertisment -spot_img

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar qeverinë për aksionet policore në veri. Sipas Haradinaj, operacionet janë bërë qëllimshëm për ta dorëzuar veriun e Kosovës.

Operacionet janë bërë qëllimshëm për ta dorëzuar veriun, Kosova sot është më e dobët në rend dhe ligj pas këtyre operacioneve. Pse policia jonë duhet me u mbajt peng nga grupet kriminale, kur dy vjet më herët policisë tonë s’ka guxu askush me i dalë në rrugë.

Ramush Haradinaj – Kryetar i AAK-së

Ai ka thënë se pas dy operacioneve policore, Kosova ka dalë më e dobët.

Kemi parë dy operacione, pas këtyre operacioneve ka ndodhur dobësim i shtetit ligjor, besoj që të gjithë ata që janë të fushës mund ta bëjnë këtë vlerësim. Në dy raste, Kosova ka dalë e dobët.

Tha Haradinaj

/observeri/

Lexo edhe: Paralajmërohet ngritje e përditshme e çmimit të derivateve deri në janar

Artikuj të ngjashëm