E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

Haradinaj mbështet kërkesat e Sindikatës së Shëndetësisë: Ligji i Pagave urgjent të dërgohet në Kuvend për miratim

- Advertisment -spot_img

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur mbështetjen për punëtorët shëndetësorë të cilët sot protestuan sërish për të kërkuar që Ligji i Pagave të futet në buxhetin e vitit 2022.

Ai thotë se rritja enorme e çmimeve ka goditur çdo shtresë të popullsisë. Haradinaj ka kritikuar Qeverinë për këtë gjë.

Qeveria e Kosovës, i ka lënë në pozitë të vështirë kategoritë të cilat kanë bartur barrën kryesore të përballjes me pandeminë, si pasojë e së cilës edhe ekonomia edhe bizneset kanë përjetuar goditje të rëndë. Për krejt këto arsye, sot jam me punëtorët shëndetësorë që protestojnë për të drejtat e tyre

ka shkruar Haradinaj.

Lexo lajmin: ‘Instrumentalizimi’ i Sindikatës së Shëndetësisë! Kundër Kurtit grevë, me Veselin e Haradinajn marrëveshje

Ai ka kërkuar që Ligji i Pagave të dërgohet për miratim në Kuvendin e Kosovës.

Qeveria duhet të kthjellohet urgjentisht dhe të konsiderojë të gjitha masat e nevojshme që e lehtësojnë përballimin e kësaj situate të rëndë. Kërkesa jonë urgjente është që Ligji i Pagave të dërgohet për miratim në Kuvendin e Kosovës, si dhe përpilimi i buxhetit të ri të jetë në përputhje të plotë me nevojat imediate që reflektojnë përballjen me situatën e rëndë ekonomike e sociale

u shpreh Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm