Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka kritikuar Qeverinë Kurti rreth dërgimit të forcave speciale, pas tensioneve për shkakë të reciprociteti për targat e automjeteve nga Serbia në veri të Kosovës.
Haradinaj në televizionin t7, ka thënë se Qeveria Kurti është dashur të bëjë një plan të mirëfilltë për dërgimin e njësive speciale në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.
Eshtë dashur të bëhet një plan i plotë që nënkupton të dihet se cfarë do të ndodhë kur t’i dërgosh. Tash i dërgojmë policët për t’i bërë ndërrimet duke kaluar nëpër huliganë. Eshtë dashur të gjendet formula për dërgimin e policisë.
ka thënë Haradinaj duke kujtuar se gjatë qeverisjes së tij s’ka pasur bllokada në rrugë.
Haradinaj tutje ka thënë se qeveria e Kosovës ka dështuar për të vendosur reciprocitetin e targave me Serbinë
Nuk jemi shumë fitues me “sportin” e Albinit. Do të ishim fitues sikur policia jonë të dërgohej sic do duhej atje.
ka thënë Haradinaj.
/Observeri/