E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Haradinaj bënte thirrje që të hapen sallat e dasmave, tash kërkon nga Kurti përgjegjësi për situatën me COVID-19

- Advertisment -spot_img

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme ka dhënë një deklarim krejt të ndryshëm prej atij të disa muajve më parë lidhur me situatën e pandemisë, kur në Kuvend i bënte thirrje Kurtit që të lejoheshin dasmat e të hiqej ora policore.

Haradinaj gjatë muajit Prill dhe në fillim të muajit Maj, kërkonte që qeveria t’i lehtësonte masat anti-COVID dhe t’i hapte rrugë bizneseve dhe sallave të dasmave të ushtrojnë funksionet e tyre lirshëm.

Hapeni gastronominë, lejoni sallat e mëdha çdo sallë edhe ajo e dasmave nuk është më e madhe se kjo sallë nuk hynë më shumë njerëz se në këtë sallë. Po ashtu hiqeni orën policore, po ju vështirëson jetën njerëzve.

kishte deklaruar Haradinaj më 26 Prill në Kuvend.

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme Haradinaj ka shkruar se përtej politikës, ky pushtet e kjo klasë politike duhet të kthjellet ngase sipas tij situata është jashtëzakonisht e rëndë dhe nuk menaxhohet me masa sipërfaqësore.

“Situata është jashtëzakonisht e rëndë dhe nuk menaxhohet me takime rutinë e me masa sipërfaqësore. Qeveria duhet t’i orientojë krejt potencialet njerëzore e financiare në mbrojtje të shëndetit të popullit. Detyrë mbi detyrat sot është mposhtja e sëmundjes së shekullit. Me shpresë se ky i sotmi është rekordi i fundit i zi, e ftoj Kryeministrin Kurti ta kuptojë seriozitetin e gjendjes së krijuar dhe të veprojë në përputhje me situatën.

ka deklaruar Haradinaj

Megjithatë, Qeveria Kurti nuk është marrë me deklaratat e Haradinajt, por ka vazhduar me masat e reja me të cilat pritet të parandalohet përhapja e virusit./Observeri/

Artikuj të ngjashëm