E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

Haradinaj bashkë me Samir Manen në Shkup, kur punëtorët e këtij të fundit protestonin para Qeverisë së Kosovës

- Advertisment -spot_img

Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar me Samir Manen në Shkup.

Pak para përurimit të East Gate Mall, një prej hapësirave më të mëdha komerciale në Ballkan, Haradinaj është parë krahpërkrahë me milarderin shqiptar.

Samir Mane njihet si njeriu më i pasur në Shqipëri, por që gjithashtu është akuzuar edhe si njeriu që shtyp më së shumti punëtorët.

Punëtorët e Samir Manes si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë janë ngritur plotë herë në protesta kundër shtypjes nga ana e Balfin Group.

Në Kosovë, Samir Mane kishte blerë 90% të aksioneve të NewCo Ferronikel. Mirëpo, punëtorët e Ferronikelit kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës, pasi kanë mbetur të papunë që nga muaji Tetor.

Këto protesta kanë ardhur pasi që është ndaluar prodhimi në këtë ndërmarrje si pasojë e rritjes së çmimit të energjisë, gjë që ka bërë që ata të humbin vendin e tyre të punës.

Edhe pse punëtorët e Ferronikelit kanë mbetur të papunë, Haradinaj nuk e ka pasur problem të takohet me njeriun i cili i la të papunë rreth 1 mijë punëtorë.

Sindikalistët e “Ferronikelit” kanë kërkuar që Qeveria e Kosovës të iu bëj zgjidhje./observeri/

Lexo edhe: Vetëvendosja demanton kandidatin e LDK-së në Junik: Nuk ka asnjë marrëveshje

Artikuj të ngjashëm