E hënë, 23 Maj, 2022
spot_img

Hajdari thotë se deri në fund të vitit do të rishkruhen mbi 20 ligje

- Advertisment -spot_img

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë deri në fund të vitit do të finalizojë njëzetë plotësim-ndryshime të ligjeve që prekin këtë dikaster. Ndër më të rëndësishmit pritet të jetë projektligji për investime strategjike, projektligji për zonat ekonomike, konkurrencën, turizmin dhe projektligji për inspektoriatin.

Udhëheqësja e kësaj ministrie, Rozeta Hajdari thotë se do të rishikojnë gjithçka, pasi dëshirojnë qasje gjithëpërfshirëse, e jofavorizuese.

Pas analizës së industrisë dhe finalizimit të planit të programit qeveritar për zhvillim industrial, kemi mundësinë edhe për politikën e investimeve, politikën për inovacion dhe ndërmarrësi dhe politiken tregtare, me fokus politikën për eksporte. Është me rendësi të lartë t’i promovojmë ato mundësi industriale edhe për eksport dhe për të përmirësuar programin tregtar. Kemi edhe shumë programe të tjera, sidomos në rishikim të ligjeve të cilat janë afërsisht 20 që po i rishikojmë këtë vit. Kemi finalizuar për tregtinë e jashtme, ligjin për metalet e çmuara janë në parlament. Ligji tani për konkurrencën tani do të paraqitet në qeveri, ligji për turizmin që e përmenda, por edhe ligjet për brendësinë industriale që janë gjithsej 5 ligje. Ligji për inspektoratin që është finalizu, aty do të jetë një koordinim i gjithëmbarshëm në nivel vendi për inspektoriatin. Këto janë disa nga ligjet, kemi edhe disa ligje të tjera që janë në rishikim, si ai për investime strategjike, ligji për investimet e huaja, ligji për zonat ekonomike. E gjithë kjo për sjell sa më shumë investime në Kosovë, por me barazi dhe gjithëpërfshirje, jo me favore dhe devijime siç kanë qenë ligjet në të kaluarën. Ne do rishikojmë gjithçka, pasi ne dëshirojmë të kemi qasje gjithëpërfshirëse sa i përket trajtimit të investimeve, e jo qasje favorizuese, disa po e të tjerë jo.

Rozeta Hajdari – Ministre e Industrisë

Krahas këtyre, ministrja Hajdari bënë të ditur se javën e ardhshme do të dërgojnë në Qeveri për miratim projektligjin për turizëm.

Në fushën e turizmit çka e kemi në plan është e para strategjia që është në finalizim, është ligji që veçse është finalizuar dhe do të paraqitet në Qeveri në mbledhjen e radhës po shpresoj, pasi janë edhe disa gjëra që do të analizohen dhe e treta është brendimi i Kosovës. Pasi ne së bashku me partnerët ndërkombëtar dhe unionin e turizmit jemi duke munduar sa më shumë të punojmë këtë vit për të finalizuar dokumentin për brendimin e Kosovës, pasi kemi shumë çfarë të paraqitim në fushën e kulturës dhe trashëgimisë.

Shtoi Hajdari

/observeri/

Lexo edhe: Gjendja me pacientë në spitalet e Kosovës

Artikuj të ngjashëm