E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

Greva e paralajmëruar në arsim, Pupovci: SBASHK-u duhet të tregojë durim

- Advertisment -spot_img

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, ka komentuar paralajmërimin e SBASHK-ut se do të futen në grevë nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

Pupovci ka thënë se SBASHK-u duhet të tregojë durim.

Adresa e SBASHKU me Qeverinë është përmes Ministrisë së Arsimit. Ata kanë shprehur pakënaqësi sa i përket Ligjit të pagave që ka të bëjë me të gjithë sektorët. Unë sipas informacioneve që kam, është duke u punuar në ligj dhe brenda këtij viti pritet të ketë disa rezultate. SBASHK-u duhet të tregojë durim

tha ai.

Sa i përket procesit mësimor, Pupovci tha se mësimi në të gjitha shkollat është duke u zhvilluar me skenarin e rikthimit.

Procesi mësimor në të gjitha shkollat është duke u zhvilluar me skenarin e rikthimit, nuk ka pasur asnjë rast që për shkak të infeksionit të përdoret ndonjë nga skenarët

tha ai.

Popovci bëri të ditur se ditën e hënë mësimi do të mbahet online në ato shkolla ku do të organizohet procesi i votimit.

Artikuj të ngjashëm