E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Grenelli i reagon Bidenit pasi nuk ftoi Kosovën dhe Serbinë në Samit

- Advertisment -spot_img

Ish-i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka deklaruar se presidenti Joe Biden po e përbuz Kosovën dhe Serbinë me mosftesën për pjesëmarrje në Samitin për Demokraci.

Nëpërmjet Twitterit, Grenell ka thënë se presidenti i SHBA-së po e vazhdon lojën në rajon, derisa ai parapraku, Donald Trump, kujdeset shumë për popullin e Ballkanit.

Ai hodhi poshtë lojërat e politikanëve të 20 viteve të fundit dhe në vend të kësaj nxiti krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik. Punë, jo politikë.

Richard Grenell – Ish-i dërguari special i SHBA-ve për dialogun Kosove-Serbi

Ambasada e Amerikës në Kosovë ka konfirmuar se Kosova nuk është ftuar në Samitin për Demokraci, që do të mbahet për herë të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./observeri/

Lexo edhe: Kongresi Amerikan miraton projektligjin për infrastrukturën në vlerën e 1 trilion dollarëve, fitore kjo për Biden

Artikuj të ngjashëm