E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Grenell reagon pas aksionit të policisë në veri

- Advertisment -spot_img

Ish i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka thënë se aksioni i sotëm në veri është shkelje e marrëveshjes së Brukselit dhe ka akuzuar se po bëhen manipulime politike nga disa persona në Prishtinë para zgjedhjeve të së dielës.

Grenell i ka bërë thirrje presidentit të SHBA-së, Joe Biden, që të mos heshtë.

Marrëveshja e Brukselit është e qartë dhe duhet të ndjehet – kjo është shkelje e saj. Manipulimet politike të disave në Prishtinë para zgjedhjeve lokale të së dielës në Kosovë duhet të ndalen. Është e rrezikshme dhe e pamatur. Joe Biden po ashtu nuk duhet të jetë i heshtur në këtë situatë

ka shkruar Grenell në Twitter.

Artikuj të ngjashëm