E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Grabitje me armë zjarri në një pompë të derivateve në Prishtinë

- Advertisment -spot_img

Policia e Kosovës ka njoftuar për një grabitje me armë zjarri në një pompë të derivateve në rrugën “Faik Konica”, në Prishtinë.

Sipas policisë, dy persona nën kërcënimin e armës kanë grabitur pazarin ditor prej 600 euro dhe janë larguar.

Nuk raportohet për të lënduar.

Rasti është duke u hetuar.

Rr. Faik Konica, Prishtinë 22.10.2021 – 00:06. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës në pompën e derivateve kanë hyrë dy persona njëri i armatosur dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur pazarin ditor prej afër 600 € dhe janë larguar. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes, nuk ka të lënduar, rasti është duke u hetuar.

Policia e Kosovës

/observeri/

Lexo edhe: Nuk i gjeti gruan e pesë fëmijët në shtëpi, gjakovari e raporton rastin në Polici

Artikuj të ngjashëm