E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Grabitje me armë zjarri në një pompë benzine në Drenas

- Advertisment -spot_img

Policia e Kosovës ka njoftuar për një grabitje me armë në një pompë të derivateve në Drenas.

Sipas policisë, i dyshuari ka njoftuar se dy persona me maska anti-Covid nën kërcënimin e armës ia kanë grabitur 200 euro.

Policia është duke e hetuar rastin.

Drenas,20.09.2021 – 22:09. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës, aty ishte ndaluar një veturë pa targa në të cilën kishin qenë dy persona të dyshuar me maska anti Covid. Të dyshuarit fillimisht kishin kërkuar që të furnizohen me derivate e më pas njëri nga ta kishte nxjerr një armë të shkurtë dhe nën kërcënim të armës viktimës i kishte kërkuar para dhe ia kishte marr rreth 200 euro, dhe më pas me veturë ishin larguar nga vendi i ngjarjes. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.

Policia e Kosovës

/observeri/

Lexo edhe: MASHT-i sot do të takohet me drejtorët komunal të arsimit për diskutim rreth fillimit të vitit të ri shkollor

Artikuj të ngjashëm