Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, njofton se në Prizren është grabitur një automjet që transporton të holla.
Viktimat femër dhe mashkull kosovar-e, janë grabitur nën kërcënimin e armës.
Sipas policisë janë grabitur dy çanta dore dhe personat janë larguar në drejtim të panjohur.
Rr. Wilisam Woker, Prizren 04.10.2021 – 11:10. Viktimat një mashkull dhe një femër kosovar-e, kanë raportuar se derisa kanë qenë me automjetin transportues për transportimin e të hollave, dy persona të panjohur nën kërcënimin e armës, u kanë grabitur dy çanta dore dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Njësia përkatës policore është duke hetuar rastin.
Policia e Kosovës
Lexo edhe: Goran Stanishiq dënohet me 20 vite burgim për vrasjen e 13 civilëve gjatë luftës në Kosovë