E diel, 26 Qershor, 2022
spot_img

Goran Rakiq dhe përfaqësues të Listës Serbe shkojnë në Bërnjak

- Advertisment -spot_img

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq dhe përfaqësues tjerë të Listës Serbe kanë shkuar pasditen e së enjtes në afërsi të pikës kufitare në Bërnjak, ku po qëndrojnë protestues serbë në shenjë proteste ndaj vendimit të Kosovës për reciprocitet me targa me Serbinë.

Kjo rrugë ka hyrë në ditën e katërt si e bllokuar, ndërsa sot edhe katër kamionë të tjerë, të mbushur me zhavorr, kanë bllokuar rrugën në afërsi.

Të mërkurën, kryeministri Albin Kurti u shpreh se s’do të ndëshkojë Rakiqin, që ka qëndruar disa herë me protestuesit si formë mbështetjeje për ta. Ai ka thënë se beson që Rakiq është përpjekur që situata të mos eskalojë.

Është bllokuar rruga në afërsi të pikës kufitare në Bërnjak

Katër kampionë kanë bllokuar rrugën në afërsi të pikës kufitare në Bërnjak.

Kamionët janë të mbushur me zhavorr.

Disa metra nga bllokimi i rrugës janë duke qëndruar dhjetëra qytetarë serbë, ndërsa para bllokadave është e vendosur Policia e Kosovës.

Në mediumet serbe më herët ishte raportuar se janë rrahur tre serbë në afërsi të pikës kufitare në Bërnjak, lajm të cilin e demantoi Policia e Kosovës.

Edhe në Bërnjak shkaku i bllokimit të rrugës po duhet kaluar pika kufitare në këmbë.

Rakiq thotë se situata sot është më e tensionuar

Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq ka thënë gjatë ditës se situata sot në veri të Kosovës është më e tensionuar sesa ditëve të kaluara.

Rakiq në një prononcim për media në afërsi të pikëkalimit kufitar në Jarinjë ka thënë se në Bërnjak janë rrahur tre qytetarë serbë, të cilën gjë më herët e ka demantuar Policia e Kosovës.

Situata sot është më e tensionuar sesa ditët e kaluara. Tre qytetarë serbë janë rrahur nga njësiti special i Policisë së Kosovës në Bërnjak. Protestuesit serbë në Jarinjë dhe Bërnjak nuk do ta tensionojnë situatën e nuk do ta provokojnë policinë. Por Policia nuk duhet provokuar njerëzit e rrahur ata pa ndonjë arsye

ka thënë Rakiq, raporton KosovaPress.

Ai i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të gjejë një zgjidhje për situatën. 

Kemi një situatë ku më shumë se 3 mijë ditë që nga nënshkrimi i marrëveshjes së Brukselit dhe Asociacioni i Komunave Serbe akoma nuk është formuar, ndërsa në fakt ky asociacion është esenca e këtij problemi sepse me këtë asociacion do t’i zgjidhnim të gjitha problemet.

ka thene ai.

Lexo edhe: BE-ja me angazhim diplomatik për uljen e tensioneve në veri

Artikuj të ngjashëm