E martë, 27 Shtator, 2022
spot_img

Glauk Konjufca reagon për vrasjen në Pejë

- Advertisment -spot_img

Kryeparlamentari Glauk Konjufca përmes një postimi në facebook ka reaguar për pas vrasjes së dyfishtë që ndodhi mbrëmë në qytetin e Pejës, shkruan Observeri.

Konjufca ka thënë se organet e rendit duhet të bëjnë çmos që të zbardhet rasti e të kapen dorasit.

Vrasja e Astrit Ademaj, kandidat për kryetar të Pejës nga PDK-ja dhe e Blerand Kadriajt nga Deçani është një krim i rëndë autorët e të cilit duhet të gjenden menjëherë.

Tutje aji ka shkruar se trishtuam edhe nga djegia e spitalit në Tetovë. Deri tash mësohet për disa viktima dhe të tjerë të lënduar rëndë.

Bashkëndjejmë thellë me të gjitha familjet të cilat i humbën më të dashurit e tyre në këtë tragjedi të papërshkrueshme. Kurse të lënduarve ju dëshirojmë të shërohen, ka shkruar Konjufca./Observeri/

Postimi i plotë:

Artikuj të ngjashëm