E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Gjykata Themelore në Prishtinë anulon vendimin e ZRRE-së për pagimin e rrymës të katër komunave veriore

- Advertisment -spot_img

Themelorja e ka anuluar si të kundërligjshëm vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji që t’i paguhet rryma katër komunave veriore në periudhën 2012-2017, pas ankesës së Avokatit të Popullit.

Madje, Gjykata e ka detyruar KEDS-in të bëjë kthimin e mbi 40 milionë eurove për t’i kompensuar dëmin konsumatorëve të cilët janë faturuar për shpenzimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore të Kosovës.

Anulohet si i kundërligjshëm vendimi i ZRRE-së dhe detyrohet që të ndërmarr veprime që e obligojnë Shërbimin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) që të bëjë kthimin e shumës së faturuar, respektivisht kompensimin e dëmit konsumatorëve të cilët janë faturuar për shpenzimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore të Kosovës dhe atë për periudhën kohore nga 06.02.2012 e deri më 20.10.2017, në vlerën prej 40.855.480 milionë euro. Të gjitha këto në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të këtij aktgjykimi.

Gjykata Themelore në Prishtinë

/observeri/

Lexo edhe: Aksident rrugor në Dragash, një i lënduar është në rrezik për jetën

Artikuj të ngjashëm