E enjte, 19 Maj, 2022
spot_img

Gjobitet sërish kafeteria e Uran Ismailit, kësaj radhe me 2000 euro gjobë

- Advertisment -spot_img

Pas orës 20:00 pjesëtarë të policisë së Kosovës bashkë me Inspektoratin kanë zbarkuar në teren për t’i kontrolluar lokalet e kryeqytetit në zbatimin e masave anti-COVID të miratuara nga Qeveria e Kosovës.

Policia e Kosovës janë parë edhe tek lokali “BonVivant”, me pronar Uran Ismaili, kafeteri kjo e cila u pati mbyllur para disa ditësh nga inspektorati policor.

Burime të Observerit bëjnë me dije se lokali në fjalë nuk ka respektuar masat anti-Covid19, që kanë për qëllim mbrojtjen nga koronavirusi, meqë rast është gjobitur me 2000 euro.

I njëjti ka vendosur brenda lokalit tavolina, të cilat edhe janë shfrytëzuar nga klientët.

Ndërkohë, ditëve të fundit dukshëm janë shtuar aktivitetet e inspektorëve dhe të pjesëtarëve të policisë së Kosovës, me qëllim zbatimin e ligjit COVID-19 i miratuar edhe nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Artikuj të ngjashëm