E premte, 12 Gusht, 2022
spot_img

Gjobitet me 1 mijë euro një kompani që ndoti rrugën me beton

- Advertisment -spot_img

Policia në Prizren ka gjobitur një kompani të betonit, pasi është derdhur beton në rrugë, duke e penguar komunikacionin.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën magjistrale Krushë-Prizren, ka bërë të ditur policia.

Sot, në rrugën magjistrale Krushë-Prizren, një kompani vendore e cila po transportonte beton, nga mos kujdesi i kompanisë ka pasur derdhje të betonit në Landovicë, duke penguar pjesëmarrësit në komunikacion. Zyrtarë hetues nga njësia e trafikut rajonal në Prizren, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas verifikimit dhe hetimit të situatës, kanë konstatuar se derdhja e betonit është bërë nga një kompani ndërtimore vendore.

Policia e Kosovës

Policia ka njoftuar se kompania në fjalë është gjobitur me 1 mijë euro.

Hetuesit kanë kontaktuar me kompaninë e ndërtimit dhe të njëjtit e kanë pranuar kundërvajtjen e kryer, andaj në zbatim të ligjit për kundërvajtje sipas ligjit 05/L-088, neni 34, paragrafi 5, është shqiptuar gjobë në vlerë prej 1000 euro. Kompania është detyruar të pastrojë mbetjet e betonit në rrugë, të cilat janë derdhur nga kamioni dhe kanë shkaktuar pengesë për pjesëmarrësit tjerë në komunikacion. Tani rruga është e lirë dhe pa pengesa.

Policia e Kosovës

/observeri/

Lexo edhe: E mitura dërgohet në QKUK, policia zbulon se po bashkëjetonte me një person qe një vit

Artikuj të ngjashëm