Ministria e Shëndetësisë ka publikuar një video ku flet gjinekologu, Memli Morina, i cili deklaron se vaksina kundër COVID-19 nuk shkakton infertilitet dhe nuk e rrezikon beben tek gratë shtatzëna, shkruan Observeri.
Morina ka thënë se kura antiCOVID nuk e rrezikon fëmijën që ushqehet me qumësht gjiri nëse nëna vaksinohet.
Lexo edhe: Nesër nis mësimi në Kosovë: 65% e mësimdhënësve të vaksinuar plotësisht
Të nderuar qytetarë bazuar në fakte shkencore ne ju inkurajojmë fuqishëm që të vaksinoheni me vaksinën kundër COVID-19, juve shtatzëna, grave që ushqejnë bebet me qumësht gjiri dhe çiftet të cilat planifikojnë shtatëzëni. Vaksina kundër COVID-19 është dëshmuar që është e sigurt dhe efektive.
Tutje gjinekologu shpjegoi se në fakt rreziku që paraqet varianti Delta te gratë shtatzëna për komplikime shumë serioze, sipas tij, është shumë i madh.
Videoja e plotë: