Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se ka arrestuar një person, i dyshuar për dhunim të një vajze të mitur në Gjilan, shkruan Observeri.
I dyshuari për këtë vepër është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Tutje policia sqaron se rasti vazhdon të hetohet.
Lexo edhe: Vrasja që dyshohet se u krye me pagesë, anulohet seanca ndaj 4 të akuzuarve
DHUNIM
Gjilan, 15.07.2021-27.09.2021-NN. Me 27.09.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj të miturës viktimës femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajte. Rasti vazhdon të hetohet.
Njoftimi i PK