E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

Gjilan/ Ndalohet një person për dhunë në familje dhe kanosje ndaj personit zyrtar

- Advertisment -spot_img

Një person është ndaluar në Gjilan për dhunë në familje dhe kanosje ndaj personit zyrtar.

Përmes një komunikate për media thuhet se është ndaluar i dyshuari M.A., pasi dyshohet se ka kryer veprat penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Kanosja”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm ka ndaluar të dyshuarin M.A., në kohëzgjatje prej 48 orëve, pasi dyshohet se ka kryer veprat penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Kanosja’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Lexo edhe: Valmir Elezi: Rreth 10% më pak fletëvotime se votues

Ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari M.A., në Gjilan, në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj të dëmtuarës Q.K., me të cilën bashkëjetonte. Po ashtu, i njëjti gjatë intervistimit në Stacionin Policor në Gjilan, i ka kanosur me jetë zyrtarët policorë.

Thuhet në komunikatë

Tutje, në këtë komunikatë thuhet se Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të kërkojë masën e paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjilan.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm