E diel, 26 Qershor, 2022
spot_img

Gjilan/ Arrestohet një person, i sekuestrohen 13 qese narkotike me substancë të llojit marihuanë

- Advertisment -spot_img

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Velekincë të Gjilanit është arrestuar një mashkull kosovar, pasi gjatë një kontrolli tek shtëpia e tij iu janë gjetur dhe sekuestruar 13 qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, 1 thikë, 8 qese mini grip të zbrazëta dhe 1 paketim rrizlla, shkruan Observeri.

I dyshuari ka vazhduar të bëjë probleme, duke i rezistuar arrestimit nga zyrtarët policorë, dhe si pasojë lëndime ka pësuar edhe njëri nga policët, i cili ka marrë tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit  dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe: Pejë/ Gjendet një person pa shenja jete në katin e dytë të një shtëpie në ndërtim e sipër

POSEDIM I  PAAUTORIZUAR I SUBSTANCAVE  NARKOTIKËVE

Fsh. Velekincë, Gjilan 01.10.2021 – 13:30.  Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti  janë gjetur dhe sekuestruar: 13 qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, 1 thikë, 8 qese mini grip të zbrazëta dhe 1 paketim rrizlla. Gjatë arrestimit i dyshuari nuk ka qenë bashkëpunues dhe si pasojë lëndime ka pësuar edhe njëri nga zyrtarët policor, i cili ka marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit  dyshuari është dërguar në mbajtje.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm