E diel, 2 Tetor, 2022
spot_img

Gjermania thirrje për Veriun: Të ndalen provokimet, palët t’i kthehen dialogut

- Advertisment -spot_img

Gjermania ka dalë me një thirrje të re pas tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.

Drejtoresha për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Sussane Schutz, përmes një postimi në twitter ka kërkuar që të “ndalen të gjitha provokimet në kufirin Kosovë Serbi”.

Ajo u ka bërë thirrje të dy palëve për de-pershkallëzim të situatës dhe për një takim sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Çdo provokim në kufirin Kosovë-Serbi duhet të ndalet. Ne i bëjmë thirrje të dyja palëve që të de-përshkallëzojnë situatën dhe të takohen sa më shpejt të jetë e mundur. Mbështetje e plotë për BE-në, Lajçakun dhe Borrellin.

Artikuj të ngjashëm