E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Gjermania shënon rekord të rasteve të reja me COVID-19

- Advertisment -spot_img

Instituti për kontrollin e sëmundjeve në Gjermani “Robert Koch” tha të enjten (4 nëntor) se janë regjistruar 33.949 raste të reja të të infektuarve me koronavirus.

Që nga fillimi i pandemisë Gjermania asnjëherë nuk ka shënuar shifër të tillë.

Më e përafërta është ajo e 18 dhjetorit 2020 kur ishin shënuar 33,777 raste me COVID-19.

Rritja e rasteve të reja me koronavirus ka bërë që ministri federal i Shëndetësisë, Jens Spahn të thrrasë një takim me 16 ministrat e shëndetësisë së landeve për të diskutuar se si të kufizohet përhapja e koronavirusit gjatë muajve të dimrit.

Rritje e numrit të të infektuarve dhe viktimave me COVID-19 në Evropë

Një ditë më herët, ministri ka thënë se njësitë e kujdesit intensiv në spitale kanë filluar të mbushen përsëri.

Të enjten, Instituti “Robert Koch” ka raportuar për 165 viktima.

Numri i përgjithshëm i personave që kanë vdekur nga COVID-19 në Gjermani ka shkuar në 96,192.

Zyrtarët shëndetësorë u kanë bërë thirrje banorëve gjermanë që të marrin vaksinat, megjithëse ministri Spahn e pranoi të mërkurën se shumë nga personat e pavaksinuar nuk po binden.

Më shumë se 66 për qind e popullsisë gjermane është plotësisht e vaksinuar./observeri/

Lexo edhe: Open Balkan/ Vuçiq: Kush nuk do të jetë pjesë e “Open Balkan” është problem i tyre

Artikuj të ngjashëm