E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Gjermania e heq Kosovën nga lista e shteteve me rrezik të lartë të përhapjes së koronavirusit

- Advertisment -spot_img

Gjermania e ka hequr Kosovën nga lista e shteteve me rrezikshmëri të lartë të përhapjes së koronavirusit.

Në listën në Institutin Robert Koch, Kosova figuron te shtetet që më nuk janë të rrezikshmërisë së lartë. Lista e re ka hyrë në fuqi nga sot.

Shifrat e rasteve me koronavirus në Kosovë janë ulur dukshëm në ditët e fundit.

Të shtunën u raportuan 16 raste pozitive. Në Kosovë aktualisht janë 464 raste aktive me koronavirus.

Në anën tjetër Shqipëria ende figuron në listën e shteteve me rrezikshmëri të lartë. Shifrat në Shqipëri janë rritur dukshëm ditëve të fundit, përfshirë edhe numri i të vdekurve./Observeri/

Artikuj të ngjashëm