E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Gjendja me pacientë nëpër spitalet e Kosovës

- Advertisment -spot_img

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se ka rënë dukshëm numri i pacientëve me COVID-19 që po trajtohen në mjekim intensiv mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme.

Sipas raportit të datës 12 tetor 2021, 4 pacientë me COVID-19, janë duke u trajtuar në mjekim intensiv mjekësor.

Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, sipas këtij Shërbimi, trajtim mjekëor po marrin 114 pacientë, prej tyre 58 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

  • Klinika Infektive, 22 pacientë
  • Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 6 pacientë
  • Klinika e Pulmologjisë, 32 pacientë post-covid-19
  • Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë
  • Spitali i Prizrenit, 8 pacientë
  • Spitali i Pejës, 6 pacientëSpitali i Gjakovës, 5 pacientë
  • Spitali i Gjilanit, 11 pacientë
  • Spitali i Mitrovicës, 9 pacientë
  • Spitali i Ferizajt, 12 pacientë

/observeri/

Lexo edhe: Të arrestuarit për terrorizëm më 12 tetor dalin para gjykatës, flet babai i njërit prej të arrestuarve

Artikuj të ngjashëm