Një person është gjetur pa shenja jete, në orët e para të mëngjesit të së premtes, në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti ka deklaruar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Rreth orës 04:00 është pranuar informata për një person pa shenja jete në lagjen Mati 1, në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull 34 vjeç.
Florie Ahmeti – Zëdhënëse e policisë në Prishtinë, për Express
Ahmeti thotë se derisa të ndriçohen të gjitha rrethanat e vdekjes, rasti po trajtohet si “vdekje e dyshimtë”.
Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një hetim, aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë përderisa të ndriçohen plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Shtoi Ahmeti
Lexo edhe: Shefi i ushtrisë serbe urdhëroi asgjësimin e dosjeve të luftës në Kosovë/ Dokumente