E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

Gjatë kësaj jave përfundon numërimi i të gjitha votave

- Advertisment -spot_img

Gjatë kësaj jave pritet të përfundojë numërimi i të gjitha votave nga zgjedhjet e 17 tetorit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar se numërimi i votave me kusht, atyre të ardhura me postë dhe të votave të personave me nevoja të veçanta do të bëhet pasi të përfundojë procesi i verifikimit të pakove.

KQZ-ja ka pranuar rreth 5 mijë e 700 pako të supozuara me fletëvotime. Ato janë duke u verifikuar. Pasi të përfundojnë këto procedura, atëherë do të fillojë numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe atyre të ardhura me postë, që do të bëhet gjatë ditëve në vazhdim. Planifikojmë ta përmbyllim këtë proces gjatë kësaj jave.

Valmir Elezi – Zëdhënës i KQZ-së

Elezi tha edhe se KQZ-ja do të përcaktoj me vendim periudhën e fushatës për balotazh, në njërën nga mbledhjet e radhës.

Duke ditur që në bazë të ligjit, raundi i dytë i zgjedhjeve lokale duhet të mbahet katër javë pas raundit të parë, KQZ-ja është e përqendruar në përfundimin e të gjitha procedurave lidhur me zgjedhjet për kryetar të komunave, në mënyrë që të arrijmë në afat ligjor.

Tha Elezi

Ai u shpreh se shpallja e rezultateve për raundin e parë bëhet pas përfundimit të numërimit të të gjitha votave në KQZ.

Deri te shpallja vijmë pasi të përfundojnë të gjitha procedurat në QNR, pas numërimit të votave me kusht, atyre me postë dhe të personave me nevoja të veçanta. Kështu pas përfundimit të këtij procesi, KQZ-ja mund të shpallë fillimisht e pastaj të certifikoj zgjedhjet.

Përfundoi Elezi

/observeri/

Lexo edhe: Rastet e reja me COVID-19 në Kosovë

Artikuj të ngjashëm