E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Gërvalla: Nuk mund ta di se kur ndodh liberalizimi, ka ende vende skeptike

- Advertisment -spot_img

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se Kosova duhet t’i bindë me forcim të sistemit ligjore disa shtete që qytetarëve të vendit t’u liberalizohen vizat.

Në raportimin në Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane, Gërvalla ka thënë se Kosova po punon që të fitojë njohjen nga pesë vendet mosnjohëse të Bashkimit Evropian dhe ka deklaruar se nuk mund të përmend datë se kur mund të ndodhë liberalizimi i vizave.

Ajo tutje e ka quajtur të padrejtë, por edhe të pashpjegueshme vonimin që po u bëhet qytetarëve të Kosovës për këtë çështje.

Nëse konstatohet se qeveritë pararendëse i kanë plotësuar kriteret pse vonohet. Ka ende vende skeptike, mbetet që të identifikojmë faktorët. Ka shtete që na thonë se duhet forcuar sistemin ligjor, duhet t’i bindim ato me rezultate konkrete. Tjetër se disa refuzime janë për shkak të zhvillimeve të brendshme në disa shtete. Në dy prej shteteve ka ndodhur një ndërrim i vogël. Nuk do të përmendi data, por jemi të vetëdijshëm për pengesat reale.

Donika Gërvalla – Ministre e Punëve të Jashtme

Sipas saj, Kosova po punon në përforcim të statusit të saj ndërkombëtarisht.

Po punohet si t’i qasemi pesë vendeve qe nuk e kanë njohur Kosovën. Statusi i Kosovës është dobësuar ndër vite, ka pasur stagnime, veç së fundi na njohu Izraeli. Do të punohet edhe me shtetet që nuk na kanë njohur dhe shtetet që na kanë njohur, por nuk kemi kultivuar raporte më tej. Krahas forcimit në rajonit, fuqizimit të statusit tona kemi synim për marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian.

Tha Gërvalla

Në fillim të raportimit, pas kërkesës së deputetëve që të raportojë për procesin e integrimit në BE, ka thënë se ajo ka ardhur për të raportuar për politikë të jashtme./observeri/

Lexo edhe: Qeveria paralajmëron se s’do të ketë Asociacion: Nuk kemi luksin t’i zbatojmë marrëveshjet e dëmshme

Artikuj të ngjashëm