E diel, 25 Shtator, 2022
spot_img

Gërvalla cilëson tensionin e krijuar për targat si veprim të njëanshëm të Serbisë

- Advertisment -spot_img

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, i ka thënë homologut të saj slloven, Anze Logar, se tensioni i shkaktuar së fundmi në Jarinjë është veprim i njëanshëm i Serbisë.

Ajo ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës është në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel nga të dyja palët.

Këto deklarime Gërvalla i ka bërë në New York, ku po qëndron në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Duke qenë se Sllovenia mbanë kryesimin e radhës së Presidencës së Këshillit të BE-së, ministrja Gërvalla ka kërkuar përkrahjen e Sllovenisë për të shtyrë përpara agjendën evropiane të Kosovës. Së bashku diskutuan për raportet dypalëshe, me fokus bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar, dhe folën për mundësinë e thellimit të mëtutjeshëm të raporteve mes dy vendeve.

MPJ

Kryediplomati slloven ka theksuar qëndrimin mbështetës të Sllovenisë për integrimin evropian të Kosovës./observeri/

Lexo edhe: Banorët serb vazhdojnë protestën në Jarinjë edhe gjatë natës

Artikuj të ngjashëm