E martë, 29 Nëntor, 2022
spot_img

Genc Prelvukaj kërkon shkarkimin e ministres Donika Gërvalla

- Advertisment -spot_img

Historiani dhe artisti kosovar, Genc Prelvukaj, ka kërkuar që ministrja Donika Gërvalla të lirohet nga detyra e saj prej kryediplomateje.

Prelvukaj thotë se në kohën kur do të duhej një angazhim energjik, Kosova ka në krye të diplomacisë në njeri të paaftë.

E para e diplomacisë së Kosovës, znj.Gërvalla Schwarz, duhet të lëvizë nga vendi menjëherë. Kemi njeriun më të paaftë në detyrë, në kohën kur do të duhej të vihej në veprim çdo energji dhe dije kundrejt çështjeve të pazgjidhura në rrafshin ndërkombëtar.

Genc Prelvukaj – Artist

Ai tutje thotë se MPJ-ja është në përgjumje të thellë, teksa ka përmendur deklaratën e më hershme të Gërvallës për mediumin zviceran.

Vihet re një përgjumje e rëndë tek institucioni që drejton. Deri më tani dallohet vetëm për Intervista skandaloze siç ishte rasti në mediumin zvicerian, deklarata të papranueshme mbi drejtuesit e luftës, për gabime të rënda në përmbajtje gjatë reagimeve në rrjete sociale, në të shprehur, përkthim, ngatërrime flamujsh e kështu me radhë.

Shtoi Prelvukaj

Në fund ka përmendur edhe shkarkimin e ambasadorëve, dhe thotë se pas këtij veprimi, sipas tij skandaloz, Gërvalla duhet liruar nga detyra.

Pastaj shkarkoi një numër ambasadorësh në grup, pa bëjë një matje dhe analizë mbi punën e tyre. La bosh ambasadat në shumë vende me ndikim, që është skandal i llojit të rrallë. Për njohje dhe rezultate tjera as që bëhet fjalë. Duhet të lirohet nga detyra!

Përfundoi Prelvukaj

/observeri/

Lexo edhe: Çka thotë Arben Vishjaj për variantin Delta, cilat mosha sulmon më shumë ky variant

Artikuj të ngjashëm