E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Gastronomët e quajnë të palogjikshëm vendimin për ndalje të muzikës në orën 21:30

- Advertisment -spot_img

Veton Zuka nga Shoqata e Gastronomisë të Kosovës, e ka quajtur të palogjikshëm masën e fundit të marrë nga Qeveria e Kosovës për ndalje të muzikës në orën 21:30 nëpër lokale, ndërkohë që puna e tyre mund të vazhdojë “në qetësi” deri në orën 23:00.

Zuka në një intervistë në Interaktiv të KTV-së, tha se kjo është pika e masave që prek më së shumti gastronomët.

Është vendim i palogjikshëm. Ndejat mund të organizohen dhe janë organizuar edhe prej orës 6 e 7. Pra është njësoj si të organizohen prej orës 7, si prej orës 9, ky është problemi.

Veton Zuka – Shoqata e Gastronomisë së Kosovës

Ai ka thënë se gastronomët kanë bërë mjaft në këtë pandemi për të ruajtur shëndetin e qytetarëve, por edhe janë dëmtuar shumë.

Ne deri më tash kemi respektuar çdo masë të Qeverisë. Edhe u kemi bërë thirrje pronarëve të lokaleve. Po ashtu jemi ndër bizneset e para që kemi vaksinuar stafin për të vazhduar punën. Po ashtu, këto kërkesa që po i bëjmë sot nuk i kemi bërë në kulmin e pandemisë, na kanë mbyllur sa herë kanë dashur.

Shtoi Zuka

Masat e fundit të Qeverisë për mbrojtje nga COVID-19 kanë hyrë në fuqi të shtunën./observeri/

Lexo edhe: Skandaloze/ Burri grushton një grua në një supermarket në Prishtinë (VIDEO)

Artikuj të ngjashëm