E hënë, 23 Maj, 2022
spot_img

Gastronomët e Kosovës dalin me njoftim për klientët e tyre

- Advertisment -spot_img

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, njofton klientët se çfarë duhet të kenë me vete me hyrjen në fuqi të masave të reja kundër koronavirusit.

Për shfrytëzimin e hapësirave të brenshme, klientët pranë lokaleve duhet të jenë të pajisur me njërën nga dëshmitë më poshtë:

  • Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19;
  • Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë
  • Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik – IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve
  • Testi shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë

Për shfrytëzimin e terasave nuk nevojitet ndonjë dëshmi.

Vaksimi mbetet metoda më efikase e parandalimit të infektimit dhe sëmurjes me koronavirus./observeri/

Lexo edhe: Presidentin francez e sulmojnë me vezë në mes të panairit/ Video

Artikuj të ngjashëm