E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

G20-a arrin një kompromis për çështjen e klimës

- Advertisment -spot_img

Udhëheqësit e ekonomive më të mëdha të botës bënë një angazhim kompromisi të dielën për të arritur neutralitetin e karbonit “nga mesi ose rreth mesit të këtij shekulli”, ndërsa përfunduan një samit dy-ditor para konferencës së klimës në Glasgow, Skoci, raporton Koha, transmeton Observeri.

Sipas komunikatës përfundimtare, liderët e Grupit 20 ranë dakord gjithashtu për t’i dhënë fund financimit publik për prodhimin e energjisë me qymyr jashtë vendit, por nuk vendosën asnjë objektiv për heqjen graduale të qymyrit brenda vendit – një shenjë e qartë për ndotësit kryesorë të karbonit, Kinës dhe Indisë.

Grupi i 20 vendeve, të cilat përfaqësojnë më shumë se tre të katërtat e emetimeve të gazrave serrë në botë, kishin kërkuar bazë të përbashkët dhe angazhime solide se si të reduktonin emetimet duke ndihmuar vendet e varfra të përballonin ndikimin e temperaturave në rritje.

Pa to, mund të humbet momenti për bisedimet më të mëdha vjetore në Glasgow që u hapën zyrtarisht të dielën dhe ku do të përfaqësohen vende nga e gjithë bota, duke përfshirë ato të varfrat më të cenueshme ndaj rritjes së deteve, shkretëtirëzimit dhe efekteve të tjera./observeri/

Lexo edhe: Ambasadorja britanike në Beograd: Përparimi në dialog varet nga Kosova e Serbia e jo nga ndërmjetësuesit

Artikuj të ngjashëm